Kategoria e Parë/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 25-të

Kategoria e Parë/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 25-të

Pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së 25-të në kampionatin Kategoria e Parë, trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave, bazuar në paraqitjet e futbollistëve në takimet e luajtura. Formacioni më i mirë i javës është zgjedhur sipas skemës 1-4-2-3-1. Në portë është përzgjedhur Skander Tahri (AF Luftëtari). Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Klevsi Shaqe (Skënderbeu), Ali Samake (Pogradeci), Brajan Selmani (Iliria) dhe Kosta Vangjeli (Skënderbeu). Dy mesfushorët e qendrës janë Oresti Kasmollari (Kastrioti) dhe Ildi Xhakaj (Burreli), ndërsa në mbështetje të sulmit janë përzgjedhur Matheus Alisson (Kukësi), Olsi Myrta (Laçi) dhe Ledjo Tresa (Laçi). Në majën e sulmit është Godswill Chinwendu (Besa). Trajneri më i mirë i javës së 25-të është përzgjedhur Gugash...