Kategoria e Parë/ Spikat Besa-Skënderbeu, transfertë delikate për Pogradecin
Java e 19-të e Kategorisë së Parë zhvillohet këtë fundjavë, më 24 dhe 25 janar. Pesë ndeshje do të luhen të shtunën nga ora 13:30 dhe një takim të dielën. Tre skuadrat kryesuese, Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci, do të luajnë në transfertë. Skënderbeu do të përballet me Besën e Kavajës në stadiumin “Luz i Vogël”, duke synuar rikthimin te fitorja pas barazimit me AF Luftëtarin. Laçi luan me Burrelin në “Liri Ballabani” dhe kërkon fitoren e pestë radhazi në kampionat. Pogradeci do të përballet me Kastriotin në “Redi Maloku”, një transfertë e vështirë pasi skuadra pritëse ka regjistruar tre fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit. Edhe liqenorët synojnë një rezultat pozitiv në këtë përballje. Të shtunën zhvillohen edhe takimet Korabi – Iliria...
Burimi:
sot.com.al