Kategoria e Parë në emra/ Dominojnë Laçi e Skënderbeu

Kategoria e Parë në emra/ Dominojnë Laçi e Skënderbeu

Kampionati i Kategorisë së Parë vijon të dhurojë emocione dhe rivalitet, teksa pas 18 javësh gara për dy vendet e para, që sigurojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, mbetet e hapur dhe mjaft konkurruese. Skënderbeu kryeson renditjen me 41 pikë, i ndjekur nga Laçi me 36 pikë, ndërsa Pogradeci mban vendin e tretë me 33 pikë, duke konfirmuar një kampionat të luftuar dhe me interes në çdo javë. Në këtë fazë të sezonit, vëmendje të veçantë marrin edhe statistikat individuale, të cilat nxjerrin në pah lojtarët me kontributin më të madh në skuadrat e tyre. Arlind Kurti është futbollisti më i përzgjedhur në formacionin e javës të Kategorisë së Parë nga trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave, duke u përfshirë 7 herë në 18...