Kategoria e Parë: Mbyllet java e 25-të, tri ekipet pretendente bëjnë detyrën. Ja renditja (foto)

Kategoria e Parë: Mbyllet java e 25-të, tri ekipet pretendente bëjnë detyrën. Ja renditja (foto)

7 Mars 2026 17:11 Telesport Janë zhvilluar këtë të shtunë të gjitha ndeshjet e javës së 25-të të kampionatit Kategoria e Parë. Kryesuesit e Skënderbeut morën një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Lushnjen me rezultatin 2-0 dhe duke ruajtur vendin e parë në renditje. Fitore arriti edhe Laçi, që triumfoi 2-1 ndaj Apolonisë në një përballje të luftuar. Një tjetër sukses të rëndësishëm mori Pogradeci, që fitoi bindshëm 4-1 ndaj Korabit në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Ndërkohë, Besa doli me tri pikë nga transferta ndaj Kastriotit, duke fituar me rezultatin 3-2. Dy sfidat e tjera të javës u mbyllën pa gola. Burreli dhe Iliria barazuan 0-0, ndërsa pa fitues u mbyll edhe përballja mes Kukësit dhe AF Luftëtarit, që gjithashtu përfundoi në barazim 0-0....