Kategoria e Parë/ ‘Kampionat’ më vete në fund, Myzeqeja në…rrezik
Zhvillohet nesër në orën 15:00 java e 32-të e Kategorisë së Parë. Me Skënderbeun dhe Laçin të promovuar që javën e kaluar në Abissnet Superiore 2026/2027, vëmendja shkon te skuadrat e fundit të cilat janë në përpjekje për të evituar rrëzimin e menjëhershëm nga kategoria. Luftëtari, Kukësi dhe sidomos Apolonia dhe Lushnja janë pranë “greminës” pasi dy skuadrat myzeqare mbyllin tabelën. Jo pa rrezik figurojnë dhe gjirokastritët dhe kuksianët. E përbashkëta e tyre, të katër skuadrat e fundtabelës luajnë në transfertë. Java e parafundit pritet të japë të tjera verdikte, pasi kampionati i rregullt mbyllet me javën e 33-të. Java e 32-të ora 15:00 Besa- Korabi Burreli- Lushnja Iliria- Apolonia Kastrioti- AF Luftëtari Laçi- Kukësi /Sportiim.al/ Klasifikimi pas javës së 31-të: Post navigation
Burimi:
sportiim.al