Kategoria e Parë: Kalendari i javës së 23-të, ndeshjet do të luhen në dy ditë
Java e 23-të e kampionatit “Kategoria e Parë” do të luhet e ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Tre prej ndeshjeve do të luhen të shtunën, ndërsa tre takimet e tjera do të zhvillohen ditën e diel. Në takimet e së shtunës, Pogradeci do të presë Lushnjen në shtëpi, ndërsa sfida Laçi – AF Luftëtari do të luhet në Laç. Të dyja këto sfida janë planifikuar të nisin në ora 13:30. Sakaq, po të shtunën do të luhet edhe ndeshja mes Skënderbeut dhe Kukësit, në ora 16:30 në stadiumin e Korçës. Të dielën, ekipi i Korabit do të udhëtojë drejt Burrelit për ndeshjen e javës së 23-të, ndërsa Iliria – Besa do të luhet në Fushë-Krujë. Në takimin tjetër të kësaj jave...
Burimi:
telesport.al