KATEGORIA E PARË: E shtunë golash, Skënderbeu dhe Laçi nuk falin. Fitore shprese për Kukësin

KATEGORIA E PARË: E shtunë golash, Skënderbeu dhe Laçi nuk falin. Fitore shprese për Kukësin

14 Shkurt 2026 18:34 Telesport Janë luajtur sot 4 nga 6 ndeshjet e javës së 22-të në Kategorinë e Parë, ku nuk kanë munguar golat. Kukësi fitoi 4-2 në shtëpi ndaj Korabit, duke marrë një fitore shprese. Verilindorët mbajnë sërish vendin e fundit në renditje, por janë vetëm 5 pikë larg vendit të 10-të, që të jep mundësinë të luash në play-out me një ekip të Kategorisë së Dytë. Dy pretendentët për Superioren, Skënderbeu dhe Laçi bënë detyrën në shtëpi. Korçarët fituan 3-2 ndaj Apolonisë, Laçi 2-1 ndaj Besës. Skënderbeu mban vendin e parë me 51 pikë, kurbinasit vendin e dytë me 48 pikë. Në ndeshjen tjetër, Luftëtari fitoi 2-1 ndaj Kastriotit. Nesër luhen ndy ndeshjet e fundit për këtë javë, Iliria-Lushnja dhe Pogradeci-Burreli.