Kane nuk njeh limite, por Barça bezdis Bayern, reagon kapiteni i “Tre Luanëve”
Harry Kane nuk di të ndalet, me kapitenin e “Tre Luanëve” që dhuroi një tjetër paraqitje fantastike, ku ndaj Frankfurt realizoi një “dopietë” golash në suksesin 3-2. Me këtë dygolësh, Harry Kanë ngjitet në kuotën e 28 golave dhe 5 asiste në 23 ndeshje, shifra me të vërtetë fantastike. Pavarësisht moshës, emri i Harry Kane mbetet konstant në tregun e transferimeve, madje në Barcelonë po përdoret edhe për fushatën për president ku një prej kandidatëve, Xavier Vilajoana u shpreh gjatë një interviste se ka kontaktuar me përfaqësues të Harry Kane për të bërë të mundur transferimin e tij në fund të sezoni. Për t’i dhënë fund këtyre zërave ka menduar vetë Harry Kane: “Nuk ja kam idenë fare. Me këto gjëra merren babai dhe vëllai...
Burimi:
gijotina.com