“Kam rinovuar me Dinamon deri në vitin 2028”, Qefalia tregon si nisi bashkëpunimi me Altin Lalën: Po kërkonte djem të mirë dhe me cilësi
Klevi Qefalia i është bashkuar panelit të emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN” nëpërmjet një lidhjeje direkte. Lojtari i Dinamos shënoi golin e tretë në finalen e Superkupës së Shqipërisë kundër Egnatias. 22-vjeçari tundi rrjetën nga pika e bardhë e 11 metrave, por zbuloi se zgjedhja e krahut se ku do të dërgonte topin ishte rastësore e momenteve të fundit. Qefalia ka treguar gjithashtu si nisi bashkëpunimi i tij me Altin Lalën, ndërsa shton se me Dinamon ka rinovuar deri në vitin 2028. “Goditja e penalltisë në finalen e Superkupës? Krahun e penalltisë, është e vetmja gjë që e ndaj në momentin e fundit. Nuk kam një krahë në të cilin godas gjithmonë. Edhe jashtë mund të kem gjuajtur kur kam qenë në akademi. Por...
Burimi:
sportekspres.com