Kalimi i madh i Anis Mehmetit në Angli, largohet nga Bristoli dhe i afrohet Premier League
Anis Mehmeti ka kaluar një sezon fantastik në Angli me Bristol City. Futbollisti shqiptar ka qenë protagonisti kryesor i kësaj skuadre në Championship me golat e shënuar. Për shkak të kësaj forme fantastike, shqiptari ka tërhequr interesimin e disa skuadrave. Në fund ai zgjodhi që t’i bashkohet Ipsëich Toën. Zyrtarizimi ka ardhur dhe Mehmeti do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në 2029, ndërsa për të janë paguar rreth 3.5 milionë euro. Vërtet interesante fakti që ndeshja e fundit ishte pikërisht mes Ipsëich Toën dhe Bristol City e mbyllur në shifrat 2-0. Por nuk është vetëm ky treguesi për faktin se Mehmeti ka kaluar një hap përpara në karrierë. Ipsëichi mban vendin e 3 të renditjes, ndërsa dy vendet e para marrin biletën direkte...
Burimi:
sportekspres.com