Ka fituar 120 mln euro nga largimet e deritanishme, Real Madrid duhet të shesë me patjetër edhe 6 lojtarë këtë verë

Ka fituar 120 mln euro nga largimet e deritanishme, Real Madrid duhet të shesë me patjetër edhe 6 lojtarë këtë verë

30 Qershor 2026 17:30 Telesport Real Madrid është klubi më aktiv këtë merkato deri tani. Përveç transferimit të Denzel Dumfries, Ibrahima Konate, Marc Cucurella dhe Bernardo Silva, klubi madrilen synon të bëjë edhe goditje të tjera, por më parë duhet të bëhen largimet e nevojshme, për të krijuar hapësirën e nevojshme dhe mbi të gjitha për të ulur faturën e pagës. Sipas El Debate, Real Madrid ka fituar 120 milionë euro deri tani. 51 milionë për Nico Paz, 17 milionë për Víctor Muñoz, dhe ka liruar pagat e Carvajal, Ceballos dhe Alaba, me vlerë 52 milionë euro. Megjithatë, Real Madrid është i detyruar të bëjë ende largime të tjera. Sipas raportimit në fjalë, të paktën do të jenë edhe 6 lojtarë të tjerë që do...