Juxhin Xhaja & trupa shqiptare e arbitrave do të vendosin drejtësi në ndeshjen Omonia – HNK Rijeka

Juxhin Xhaja & trupa shqiptare e arbitrave do të vendosin drejtësi në ndeshjen Omonia – HNK Rijeka

UEFA Conference League ka arritur në fazën më kulminante, teksa të enjten do të luhen ndeshjet e para të fazës play-off, ku skuadrat do të luftojnë për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ve. Në një prej sfidave më të rëndësishme të kësaj jave do të vendosin drejtësi arbitrat shqiptarë. Në takimin Omonoia – HNK Rijeka, që do të luhet në stadiumin Qipro, arbitër kryesor do të jetë Juxhin Xhaja. Asistentë të tij janë caktuar Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Në dhomën e VAR-it do të jetë si asisten VAR, arbitri Kreshnik Bajramaj. Kjo sfidë do të zhvillohet të enjten, më 19 shkurt, në orën 21:00.