Juventusi zgjohet në pjesën e dytë, Thuram dhe McKennie ndëshkojnë skuadrën e Mourinho-s
Juventusi ka marrë kontrollin e plotë të ndeshjes ndaj Benfica-s, duke kryesuar 2-0 falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë. Avantazhi i parë erdhi në minutën e 55-të, kur Khephren Thuram realizoi pas një aksioni individual të shkëlqyer. Mesfushori francez depërtoi në zonë dhe me një goditje të fortë e të saktë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës, pa i lënë asnjë shans portierit Anatoliy Trubin.Në minutën e 64-të, bardhezinjtë dyfishuan shifrat pas një aksioni model të ndërtuar në grup. Jonathan David shërbeu saktë për Weston McKennie, i cili u gjend i lirë në zonë dhe me një finalizim elegant e ndali topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin 2-0 për Juventusin
Burimi:
ntv.al