Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Juventusi ka gjetur identitetin; lëvizjet e Spallettit bëjnë që bardhezinjtë të fluturojnë
22 Dhjetor 2025 15:41 Alfred Lleshi Tani mund të ëndërrohet. Juventusi është 4 pikë larg kreut (edhe pse tri nga katër ekipet përpara kanë nga një ndeshje për ta rikuperuar) dhe Spalletti po shijon një skuadër që më në fund ka gjetur identitetin, përtej pikëve që, kudo, janë ato që vlejnë. Pas Napolit, dhe pas gabimeve të pranuara nga vetë trajneri, Juventusi mposhti Pafos në Champions dhe dy rivalë direktë për zonën “Champions” si Bologna dhe Roma. Tani pyetja është tjetër: a mund ta synojë Spalletti titullin? Duke parë renditjen, përgjigjja më e natyrshme është “pse jo?”. Mënyra si skuadra po përvetëson parimet e tij e bën të logjikshme këtë ambicie. Kalendari ofron ndeshje jo shumë të vështira (Pisa, Sassuolo, Cagliari jashtë, Lecce dhe Cremonese...