Juventusi jep leksion, fitore e pastër ndaj Napolit

Juventusi jep leksion, fitore e pastër ndaj Napolit

Juventusi ka arritur një fitore bindëse 3-0 ndaj Napolit në stadiumin “Allianz”, në ndeshjen kryesore të javës së 22-të në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti kontrolloi lojën që nga fillimi, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 22-të përmes sulmuesit Jonathan David. Dominimi i bardhezinjve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku Kenan Yildiz dhe Filip Kostic shënuan dy golat që vulosën rezultatin përfundimtar. Me këtë trepikësh, Juventusi ngjitet në vendin e pestë me 42 pikë, duke iu afruar ndjeshëm zonës së lartë të tabelës. Nga ana tjetër, Napoli mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, duke pësuar një ndalesë që rrezikon pozicionin e tyre në garën për kreun.