Juventusi intensifikon interesin për Zirkzee, klubi anglez hap rrugën për huazimin e tij

Juventusi intensifikon interesin për Zirkzee, klubi anglez hap rrugën për huazimin e tij

6 Gusht 2026 10:05 Alfred Lleshi Juventusi vazhdon kërkimet për një sulmues të ri. Pas përfundimit të transferimit të Randal Kolo Muani nga PSG, drejtuesit bardhezinj po punojnë për t’i dhuruar Luciano Spallettit edhe një përforcim në repartin ofensiv. Orët e fundit janë shtuar kontaktet me agjentin e Joshua Zirkzee dhe Manchester United, ndërsa risia është se klubi anglez ka hapur derën për një huazim të sulmuesit holandez, futbollist që drejtori sportiv Frederic Massara e vlerëson prej kohësh. Për ta realizuar këtë operacion, Juventusi duhet fillimisht të largojë një sulmues. Kandidatët kryesorë janë Jonathan David dhe Arkadiusz Milik, me kanadezin që rëndon më shumë në bilanc dhe nuk ka bindur plotësisht sezonin e kaluar. Nëse mbërrin një ofertë e kënaqshme, administratori i deleguar Giovanni Carnevali...