Juventus-Yildiz, rinovimi më afër se kurrë. Pagë prej top-lojtari deri në vitin 2031
29 Dhjetor 2025 9:15 Alfred Lleshi Juventusi është gati të bëjë sakrifica të rëndësishme për ta bindur Kenan Yildiz të rinovojë kontratën. Oferta e re parashikon 6 milionë euro në sezon deri më 2031, më shumë se 4.5 milionët e propozuara një muaj më parë, për t’i treguar rolin qendror në projekt dhe larguar nga interesimet e klubeve të mëdha europiane, përfshirë Real Madridin. Luciano Spalletti e ka vlerësuar kështu talentin bardhezi: “Kenan e dua si djalin tim, ai mund ta ndryshojë ndeshjen në çdo moment. Është super lojtar, por duhet ta kuptojë më mirë kur të shpërthejë me topin”. E “përkthyer”? Kampion me hapësira të mëdha rritjeje. Edhe pse “tymi i bardhë” ende mungon, oferta në fjalë duket rruga e duhur për rinovim. Nën...
Burimi:
telesport.al