Juventus synon transferimin me koston zero të mbrojtësit të Real Madrid, trajneri Spalletti e ka stërvitur te Roma
Mbrojtësi i Real Madrid, Antonio Rudiger, është kthyer në një objektiv për merkaton e Juventus. Kontrata e 33-vjeçarit gjerman me Real Madrid skadon këtë verë dhe ai mund të zgjedhë çdo klub në qershor. Duke qenë se bëhet fjalë për një transferim falas, bardhezinjtë ia kanë vënë syrin Rudiger, një lojtar që trajneri Spalletti e njeh mirë, pasi e ka stërvitur te Roma. Problem për Juventus është Lindja e mesme. Lojtari ka marrë një ofertë më të mirë nga Arabia Saudite. Po aq e sigurt është se që nga fillimi i sezonit, Real Madrid ka kërkuar vazhdimisht bisedime për të rinovuar kontratën me Rudiger, por lojtari dhe agjenti i tij e kanë shtyrë vazhdimisht takimin. Mbrojtësi gjerman ka konfirmuar një takim ballë për ballë me...
Burimi:
telesport.al