Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek të tjerët nuk i shohim

Edon Zhegrova u aktivizua në pjesën e dytë në fitoren 2-0 të Juventusit ndaj Pisës. Për sulmuesin dardan Zhegrova, foli së fundmi trajneri i bardhezinjve, Lucianno Spalleti. “Zhegrova kishte kaluar grip me temperaturë të lartë dhe nuk e dinim sa do të rezistonte fizikisht” zbuloi trajneri. Por duhej të rrezikonim, sepse ai është një lojtar që merr iniciativa dhe krijon hapësira kur ekipi ka nevojë. “Driblimi i tij në cep të zonës është diçka që pak lojtarë e kanë. Kur është në fushë, duket sikur luan me syze 3D. Sheh hapësira që të tjerët nuk i shohin”, tha ai.