Juventus kërkon Zirkzee, Man. United synon shkëmbimin e bujshëm

Juventus kërkon Zirkzee, Man. United synon shkëmbimin e bujshëm

1 Gusht 2026 18:04 Telesport Joshua Zirkzee është një nga emrat në listën e Juventusit për sulmin e sezonit të ri. Bardhezinjtë duan të rikthejnë holandezin në Serie A dhe deri tani propozimi i tyre për Manchester United është huazim me të drejtë blerjeje. Nga ana tjetër, Manchester United ka një plan ndryshe. Sipas medieve angleze, United është i gatshëm t’i ofrojë Juventusit kartonin e plotë të Zirkzee dhe 30 milionë euro në këmbim të Francisco Conceicao. Megjithatë, anësori portugez është një lojtar shumë i rëndësishëm për bardhezinjtë. Për të ka shprehur interes të vazhdueshëm edhe Liverpool. Juventus dhe Man. United janë ende në fazën e bisedimeve.