Juventus kërkon rikthimin e Chiesa, Liverpool nuk kursehet aspak ndaj bardhezinjve

Juventus kërkon rikthimin e Chiesa, Liverpool nuk kursehet aspak ndaj bardhezinjve

5 Janar 2026 20:05 Telesport Mesa duket te Juventus janë bërë pishman që nuk i rinovuan kontratën dhe lejuan largimin e tij te Liverpool, ndërsa tani pas afro 18 muajsh, bardhezinjtë kërkojnë rikthimin e Federico Chiesa-s në Torino. “Sky Sport Italia” zbuloi pasditen e sotme se Juventus ka nisur zyrtarisht negociatat me Liverpool-in mbi transferimin e mundshëm të sulmuesit italian, brenda merkatos së janarit. Por, edhe pse Chiesa ka një rol dytësor tek Liverpool, klubi i kuq nuk ka aspak ndërmend të heq dorë prej tij, nëse nuk plotësohen kushtet e vebdosura prej tyre. Propozimi i Juventusit është për huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, por “Sky Sport Italia” zbulon se Liverpool i ka kthyer përgjigje Juventusit dhe pranon vetëm shitjen përfundimtare...