Juventus i jep rrogën që dëshiron, bardhezinjtë sigurojnë përforcimin e parë për sezonin e ri. Vjen nga rivali direkt
21 Shkurt 2026 21:06 Telesport Pavarësisht luhatjeve të ndeshjeve të fundit dhe faktit që rrezikon të mbyllë rrugëtimin në Champions League të mërkurën e ardhshme, Juventus po punon që tani për merkaton e verës së ardhshme. “SportMediaset” zbulon se bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen në parim me mbrojtësin e krahut të djathtë të Romës, Zeki Celik, kontrata e të cilit me verdhekuqtë skadon në qershor dhe nuk ka pranuar rinovimin, duke qenë se ka kërkuar rritje rroge. Turku kërkon 4 milionë euro në sezon, Roma nuk i ofron më shumë se 2 milionë euro. Ndërkohë, Juventus ka pranuar kushtin e vetëm të anësorit turk dhe është i gatshëm t’i ofrojë atij rrogën që dëshiron. Nëse nuk ndodhi ndonjë e papritur rrugës, Zeki Celik do të jetë...
Burimi:
telesport.al