Juventus i jep fund “thatësirës” pa fitore dhe shfryhet ndaj Pisa (video)

Juventus i jep fund “thatësirës” pa fitore dhe shfryhet ndaj Pisa (video)

7 Mars 2026 22:34 Telesport Juventus i jep fund thatësirës prej 4 javësh pa fitore dhe është rikthyer sot te tre pikët në Serie A, pasi mposhti 4-0 Pisa-n, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 28-të. Pjesa e parë ishte e vakët dhe pa ndonjë rast serioz. Pjesa e dytë foli e gjitha për bardhezinjtë. Sfida u zhbllokua në minutën e 54-të, ku pas një aksioni të bukur dhe kombinimi model mes Franscico Concecao-Kenan Yildiz-Andrea Cambiaso, ishte pikërisht ky i fundit që dërgoi me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 65-të u shënua goli i dytë. Së pari, goditja e Manuel Locatelli-t përplaset në shtyllë, por në tentativën e dytë këtë herë nga Khephren Thuram, topi përfundoi në...