Juventus humb betejën ligjore me CR7-ën, “Zonja e Vjetër” duhet të paguajë 11 mln euro
Te Juventusi, ditë mes hijesh dhe shpresash. Klubi bardhezi ka pësuar një humbje të rëndë jashtë fushës, pasi Gjykata e Punës në Torino ka rrëzuar përfundimisht ankesën kundër Cristiano Ronaldos, duke konfirmuar detyrimin për t’i paguar ish-sulmuesit portugez rreth 9,7 milionë euro paga të prapambetura, që me interesat arrijnë në afro 11 milionë. Çështja lidhet me “manovrën e dytë të pagave” për sezonin 2020/2021 dhe mbyll një sagë të gjatë ligjore në favor të CR7, me Juventusin që do të përballojë edhe shpenzimet gjyqësore. Paralelisht, vëmendja e klubit është përqendruar te merkatoja. Juventusi po shtyn fort për Jean-Philippe Mateta, i konsideruar përforcimi ideal për repartin ofensiv. Pavarësisht refuzimit fillestar të Crystal Palace ndaj ofertës për huazim me detyrim blerjeje, drejtuesit bardhezi nuk dorëzohen dhe janë...
Burimi:
gijotina.com