Juve sfidon Milan, futet në garë për Lewandowski-n

Juve sfidon Milan, futet në garë për Lewandowski-n

Me një objektiv të vetëm dhe të qartë, të sigurojnë një vend në Champions, Juve është e detyruar në të njëjtën kohë të bëjë llogari edhe në lidhje me të ardhmen, të projektojnë sezonin e ri edhe pse në Torino janë disa çështje të tjera ende për t’u zgjidhur, duke nisur nga e ardhmja e trajnerit Spalletti. Një nga pikat kryesore ku është fokusuar stafi drejtues është faza ofensive. David dhe Openda nuk kanë bindur me paraqitjen e tyre, ndërsa Vlahovic është ende në ajër pasi mungesa e firmës e bënë të paqartë të ardhmen e tij në Torino. Në kushte të tilla, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po piketojnë disa objektiva me pak kosto dhe një prej tyre është Robert Lewandowski. Sulmuesi polak është...