Juve nuk heq dorë nga Chiesa, “Zonja e Vjetër” pret dritën jeshile nga Liverpool

Juve nuk heq dorë nga Chiesa, “Zonja e Vjetër” pret dritën jeshile nga Liverpool

Juventus duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga idea për të rikthyer në skuadër sulmuesin italian Federicho Chiesa. Megjithatë Operacioni “Chiesa” mbetet ende në pritje, me Juven që shtyn për anësorin italian, por pa marrë ende dritën jeshile nga Liverpool. Vendimi varet kryesisht nga angazhimi i Mohamed Salah-ut me Egjiptin në Kupën e Afrikës, pasi trajneri Arne Slot dëshiron ta ketë sulmuesin në dispozicion përpara çdo largimi. Ndërkohë, bardhezinjtë po punojnë për formulën e transferimit, që pritet të jetë huazim me detyrim blerjeje, i lidhur me një numër minimal paraqitjesh. Për t’u zgjidhur mbetet edhe çështja e pagës së lojtarit, por vullneti i përbashkët i palëve mban të hapur pistën. Ditët në vijim priten të jenë vendimtare.