Julian Alvarez ishte plani B, zbulohet lojtari i parë për të cilin Perez kishte menduar ofertën 150 mln euro

Julian Alvarez ishte plani B, zbulohet lojtari i parë për të cilin Perez kishte menduar ofertën 150 mln euro

10 Qershor 2026 20:02 Telesport Ditën e djeshme, Real Madrid përmes një komunikate zyrtare deklaroi se kishte ofruar 150 milionë euro për Julian Alvarez, por që ishte refuzuar nga Atletico Madrid. Në anën tjetër, “Colchoneros” bënë një reagim epik, ndër të tjera duke e akuzuar Real Madridin për vjedhjen e lojtarëve të rinj si dhe për rastin Alvarez, oferta e tyre i bëri për të qeshur njësoj si ajo e Barcelonës, javën e kaluar. Ndërkohë, Fabrizio Romano zbulon se lojtari i parë që Perez ka pasur në mendje për ofertën 150 milionë euro ka qenë Michael Olise. “Mund të them me siguri absolute se Florentino Perez kishte ndërmend të përpiqej për transferimin e Michael Olise,”, shprehet Romano. Por, duke qenë se Bayern i parapriu ofertës...