Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Josa i vë kushte Bylisit, do lojtarë në janar
Ballshiotët ishin nga skuadrat e para të vendit tonë që i nisën herët përgatitjet dimërore, në kuadër të fazës së tretë të kampionatit. Bylisi tashmë i ka fokusuar të gjithë forcat te sfida e Kupës së Shqipërisë, që luhet në “Adush Muçaj”, ditën e shtunë në orën 13:00, me Laçin. Trajneri Mirel Josa dhe stafi i tij deri ditët e fundit të vitit që sapo është mbyllur zhvilluan seanca me ngarkesa të ulëta, ndërsa, në këto ditë të fillim vitit pritet që për 10-ditë të ketë një fazë të mirëfilltë, duke qenë se nuk ka shumë kohë, pasi luhet Kupa e Shqipërisë në 10 janar me Laçin në “Adush Muçaj” dhe më pas kampionati. Grumbullimi ka nisur që në datën 2 janar, ndërsa programi duket...