Jo vetëm Udinese, një tjetër skuadër në Serie A shfaq interes për Kumbullën
Në ditët e fundit të merkatos së janarit, në media po qarkullon fuqishëm emri i Marash Kumbullës, kjo pasi në radhët e Mallorca-s nuk janë të kënaqur me rendimentin e tij, kërkojnë të ndërpresin përpara kohe periudhën e huazimit. Sipas Sky Sport, interes për qendërmbrojtësin kuqezi ka shfaqur jo vetëm Udinese, por së fundmi informacione po kërkon edhe Torino. Dëmtimi i Ismajlit, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën një muaj, detyron Torinon të shoh në treg për një tjetër operacion, sigurisht me kosto të ulët. Kumbulla Kumbulla shihet si profili ideal, një lojtar që e njeh shumë mirë Serie A pasi është në pronësi të Romës, skuadër me të cilën është aktivizuar në 68 ndeshje dhe ka shënuar 4...
Burimi:
gijotina.com