Jo vetëm trofe, Kupa është rruga për në Europë. Vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

Jo vetëm trofe, Kupa është rruga për në Europë. Vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

Kupa e Shqipërisë ka hyrë në një fazë interesante, duke qenë se kanë mbetur vetëm 8 skuadra dhe të gjitha janë nga Superiorja. Ditën e djeshme, është hedhur shorti i Kupës, aty ku skuadrat kanë njohur rivalët që do të kenë përballë në ndeshjet që do të luhen në datat 11 shkurt dhe 4 mars, për të zbuluar në këtë mënyrë emrat e 4 ekipeve që do të kalojnë në gjysmëfinale. Nëse për skuadrat që duket se janë të konfirmuara si pretendentet kryesore të “Final 4”, Kupa është vetëm një trofe dhe objektiv i dytë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të tjerat. Ekipet që mbeten jashtë “Final 4”, kanë mundësinë e vetme dhe në fakt një mundësi reale që vetëm me 5...