Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Jo vetëm Fullkrug, Milan po planifikon dy lëvizjet e tjera para fundit të vitit
24 Dhjetor 2025 16:51 Telesport Milan ka siguruar përforcimin e parë për merkaton e janarit, që është sulmuesi i West Ham, Niclas Fullkrug. Gjermani do të huazohet deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje për 13 milionë euro. Por, klubi kuqezi pasi ka siguruar Fullkrug, po përgatit edhe dy lëvizje të tjera para përfundimit të këtij viti. “La Gazzetta dello Sport” raporton se Milan dëshiron të finalizojë largimin e Divock Origi. Në fakt, është vendosur tashmë që sulmuesi belg do të ndërpresë kontratën e tij dhe do të largohet nga klubi, duke e bërë atë ndoshta një nga dështimet më të mëdha në kohët e fundit për ekipin. Fabrizio Romano raporton se Milan ka rënë dakord për kushtet personale të marrëveshjes me Andrej...