Jo vetëm Bastoni, Inter rrezikon të humbë edhe qendërmbrojtësin tjetër. 25-vjeçarin e kërkon Bayern

Jo vetëm Bastoni, Inter rrezikon të humbë edhe qendërmbrojtësin tjetër. 25-vjeçarin e kërkon Bayern

21 Maj 2026 18:41 Telesport Inter pritet të pësojë shumë ndryshime në repartin e mbrojtjes për sezonin e ri. Matteo Darmian dhe Francesco Acerbi do të largohen si lojtarë të lirë, pasi iu skadon kontrata në qershor dhe nuk do të ketë një rinovim tjetër. Në të njëjtën situatë është edhe holandezi Stefan de Vrij, por që për të ende nuk është marrë vendimi përfundimtar. Për Alessandro Bastonin, dihet që italiani është nën radarin e Barcelonës dhe jo vetëm. Ndërkohë, La Gazzetta dello Sport zbulon se Inter mund të humbë një tjetër qendërmbrojtës. Bëhet fjalë për gjermanin Yann Bisseck, për të cilin ka interes konkret nga Bayern Munich. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar kohët e fundit ka ndërruar agjent, gjë që sipas La Gazzetta dello Sport nuk është...