“Jemi të trishtuar”, Silvinjo pas eleminimit: Jam krenar për lojtarët e mi, humbja është pjesë e procesit
Ëndrra e shqiptarëve për të parë Shqipërinë në finalet e Kupës së Botës 2026 ka marrë fund në Varshavë. Kuqezinjtë janë mposhtur në Poloni me rezultatin 1-2, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës “play off”. Pas përfundimit të lojës, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”. Silvinjo: “Jemi të trishtuar. Kishim mundësinë për ta mbyllur ndeshjen, por kështu është futbolli. Jam krenar për atë që kanë bërë lojtarët e mi sot. Është pjesë e procesit. Mbajeni kokën lart. E vështirë, nuk është e lehtë për t’u tretur. Por është pjesë e procesit. Kemi parë një Poloni shumë të fortë fizikisht. Hoxha shënoi dhe Uzuni ka bërë një ndeshje shumë të mirë. E menduam zëvendësimin me Pilon sepse...
Burimi:
sportekspres.com