“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia
Elbasani pësoi disfatë 0-1 në Kupë ndaj Partizanit, në ndeshjen e parë çerekfinale. Takimi u vendos nga një penallti e Skukës, në fund. Elbasani, nëpërmjet një komunikate, ka reaguar për 11-metërshin e akorduar. Komunikata: Që nga muaji janar i këtij viti, ndaj ekipit të Elbasanit janë akorduar katër penallti kundër, të cilat në të katër rastet kanë qenë tepër të diskutueshme. Rasti i paraqitur në këtë foto është momenti i fundit flagrant, i ndodhur në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit, një tjetër penallti e diskutueshme, që ka ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën dhe mbarëvajtjen e takimit. Si klub, ndihemi të cenuar nga vendime të përsëritura, shumë të diskutueshme dhe jo korrekte të arbitrave, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e ndeshjeve tona. Ne...
Burimi:
gijotina.com