Java 24 e superiores, një derbi në Tiranë dhe një duel për kreun në Shkodër
Adriatik BALLA Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë vendimtare për pretendimet e klubeve këtë sezon. Natyrisht, deri në fund ka ende edhe shumë ndeshje dhe befasitë nuk përjashtohen, por deri tani, katërshja e kreut që përbëhet nga Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo duket se do të shkojë në etapën “Final Four”, si katër ekipet më të mira që do të diskutojnë në “play-off” titullin kampion. Në fundtabelë, Flamurtari, Tirana, Bylis dhe Vora do të diskutojnë për dy vendet që do të bien direkt, kurse më të sigurt në mestabelë duken Partizani e Teuta, momentalisht as këtej e as andej. Xhiro e radhës Java e 24-t e “Abissnet Superiore” do të luhet në fundjavë, më 14 dhe 15 shkurt, duke premtuar sfida spektakolare dhe emocione...
Burimi:
sot.com.al