“Jam mbi re”, Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

“Jam mbi re”, Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

810 ditë kishte Broja pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e gjatë që u “thye” më në fund ndaj Bournemouth. “Bomberi” kuqezi “shpërtheu” në festë, së bashku me të edhe tifozët shqiptar kudo në botë, kjo pasi Broja ka qenë dhe mbetet shpresa e madhe për të na dërguar në Botëror, një lojtar me një potencial të jashtëzakonshëm, por fati i keq dhe dëmtimet e shumta kanë zbehur karrierën e një ylli. Në këtë takim, Broja ishte projektuar si titullar, por në fund trajneri Paker e hodhi në fushë në minutën e 65-të. Pas vetëm 2 minutash, Burnley e gjeti vetën në dizavantazh. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 90-të, Broja u shërbye në...