“Ja gjendja e Sembene”, Kërnaja: Rasti ndikoi psikologjikisht te djemtë, tani çdo gjë nën kontroll

“Ja gjendja e Sembene”, Kërnaja: Rasti ndikoi psikologjikisht te djemtë, tani çdo gjë nën kontroll

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja doli në konferencë, pas barazimit 2-2 ndaj Elbasanit. Ai u ndal te lojtari i të kuqve, Sembene, i cili ra pa ndjenja në fushë. “Gjendja e Sembene është e stabilizuar. Falë Zotit nuk ka ndonjë gjë, tani po bëhen kontrollet speciale, çdo gjë është nën kontroll. Sot nuk kam çfarë them për djemtë, dhanë maksimumin, nga i pari te i fundit. Kur e them që Partizani është ekip i madh, e ka këtë zemër, ka këtë shpirt, ka këtë ego për të luajtur e fituar ndaj çdo kundërshtari. Sigurisht problemi me Sembene ndikoi psikologjikisht te djemtë, mos harrojmë është rasti i dytë. Mos të kujtojmë kohën e vjetër në ndeshjen me Egnatian dhe 70% e djemve kanë qenë në fushë...