Iu ka shënuar 41 skuadrave, Lewandowski lë pas legjendën Lionel Messi

Iu ka shënuar 41 skuadrave, Lewandowski lë pas legjendën Lionel Messi

Nuk ishin plotësuar as 20 minuta lojë nga pjesa e dytë në ndeshjen me Newcastle kur Barcelona e pa veten në kryesimin 6-2. Dhe në këtë moment dy golat e fundit ishin të Robert Lewandowskit. I pari u shënua pas ekzekutimit të një goditje këndi, i dyti erdhi pas një asisti të Yamal. Me këto 2 gola Lewandowski shkon në kuotën e 4 golave në këtë sezon në Ligën e Kampioneve dhe në 16 në total në të gjitha kompeticionet duke barazuar shokun e tij të skuadrës, Ferran Torres. Por e dhëna që bie më shumë në sy në karrierën profesionale të Lewandowskit, është se polaku është lojtari që ka shënuar ndaj më shumë skuadrave në historinë e Ligës së Kampioneve duke kaluar një legjendë...