Italia kthehet në “makth”, pas Gjimshitit dëmtohet edhe Ismajli (VIDEO)
Serie A po kthehet në makth për legjionarët kuqezi. I pari që “parkoi” në infermieri ishte Medon Berisha, me mesfushorin kuqezi që vijon ende fazën e rikuperimit. Fill pas dëmtimit të Berishës të njëjtin fat kishte edhe Berat Gjimshiti, me kapitenin kuqezi që brenda pak javësh u dëmtua dy herë, e fundit ishte në ndeshjen kundër Torinos. Sipas raportit mjekësor të klubit, Gjimshiti i është nënshtruar terapisë për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë. Legjionari i fundit që pësoi një dëmtim ishte Ardian Ismajli. Në sfidën kundër Romës, e vlefshme për Kupën e Italisë, Ismajli doli nga fusha në minutën e 70-të. Qendërmbrojtësi, pas një përplasje, preku këmbën duke ndezur menjëherë alarmin në radhët e stolit “granada”. Fillimisht Ismajli tentoi të shtrëngonte dhëmbët, por...
Burimi:
gijotina.com