Ismajli i pafat, diagnoza e tij kërkon të paktën një muaj rikuperim/ Rrezikon seriozisht ndeshjen me Poloninë

Ismajli i pafat, diagnoza e tij kërkon të paktën një muaj rikuperim/ Rrezikon seriozisht ndeshjen me Poloninë

E pabesueshme, Ardjan Ismajli rrezikon seriozisht ndeshjen gjysmëfinale e play-off-it të Botërorit, ndaj Polonisë pas analizave të para të dëmtimit të tij. Mbrojtësi kuqezi u detyrua të largohej nga fusha që në pjesën e parë të ndeshjes mes Comos dhe Torinos, duke shfaqur shqetësime në kofshën e djathtë. Pas ekzaminimeve mjekësore, klubi i Torinos konfirmoi një dëmtim muskulor në këtë zonë. Saktësisht diagnoza është një tendosje të pjesshme shpërqendruese të muskujve fleksorë të kofshës së djathtë. Sipas njoftimit zyrtar, koha e rikuperimit do të varet nga ecuria klinike, pa një afat të përcaktuar kthimi. Mediat italiane raportojnë se Ismajli pritet të mungojë minimumi një muaj, ç’ka e bën thuajse të pamundur rikthimin në kohë, në formën e duhur, për këtë ndeshje kaq të rëndësishme.