Ismajli dhe Mehmeti lënë pas humbjen ndaj Polonisë: Duam fitore ndaj Ukrainës

Ismajli dhe Mehmeti lënë pas humbjen ndaj Polonisë: Duam fitore ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare po bën përgatitjet e fundit për ndeshjen miqësore të 31 marsit ndaj Ukrainës teksa kuqezinjtë vazhdojnë të stërvitjen në qendrën sportive në Valencia. Duke folur për FSHF TV, mbrojtësi Ardian Ismajli, thotë se skuadra meritonte më shumë ndaj Polonisë dhe se Shqipërisë i mungoi paksa fati në sfidën e rëndësishme të pay-off-it të Botërorit. “Besoj që kemi merituar shumë më shumë, kemi pasur shumë raste për të shënuar dhe normalisht që jemi shumë të dëshpëruar, sepse duke e parë si shkoi ndeshja, me të vërtetë që e kemi merituar kualifikimin për finalen e fazës play-off të Botërorit, por ndonjëherë futbolli është kështu, ta kthen shpinën dhe fati nuk ishte me ne, por shpresojmë për më shumë fat në të ardhmen. Kjo ndeshje na...