“Ishte një vendim i vështirë sepse Real Madridi e donte vërtet”, babai i Nico Paz zbulon pse i biri qëndroi te Como
28 Qershor 2026 17:34 Telesport Një nga surprizat më të mëdha të merkatos së verës, është vendimi i Nico Paz për të qëndruar te Como, pavarësisht interesimit të Real Madridit për ta rikthyer argjentinasin. Pablo Paz, babai dhe njëkohësisht agjenti i Nico Paz, konfirmoi se i biri do të vazhdojë te Como, dhe shpjegoi se si klubi italian ashtu edhe Real Madridi e konsideruan këtë vendim si opsioni më i mirë për zhvillimin e tij. “Ishte një vendim i vështirë sepse Real Madridi e donte vërtet, por ata gjithashtu menduan se një sezon tjetër në Itali, me mundësinë e të luajturit në Champions League, do të ishte opsioni më i mirë për zhvillimin e tij. Nëse klauzola e riblerjes ushtrohet, ai mund të kthehet në...
Burimi:
telesport.al