“Ishte një rast që vjen një herë në jetë dhe të na ikte kështu nga duart…”, Shehu nuk e fsheh dëshpërimin: Duhet pak kohë që të kalojë kjo humbje
Ëndrra e shqiptarëve për të parë Shqipërinë në finalet e Kupës së Botës 2026 ka marrë fund në Varshavë. Kuqezinjtë janë mposhtur në Poloni me rezultatin 1-2, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës “play off”. Pas përfundimit të lojës, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”. Shehu: “Jemi shumë të mërzitur. E patëm ndeshjen vetë në kontroll. Kaluam të parët në avantazh dhe patëm dy raste të tjera. Normale, ne jemi Shqipëria, kaq raste mund të krijojmë. Jemi shumë të mërzitur. Jemi shumë të dëshpëruar për këtë rezultat. Vërtetë e kishim në dorë vetë për ta bërë ëndrrën realitet. Të gjithë djemtë janë shumë të mërzitur. Kjo është një mundësi që ndoshta të vjen një herë në...
Burimi:
sportekspres.com