Ish-sulmuesi i Kombëtares në listë, Elbasani mendon seriozisht për sulmin

Ish-sulmuesi i Kombëtares në listë, Elbasani mendon seriozisht për sulmin

Teksa sezoni po hyn në një fazë vendimtare, te Elbasani kanë nisur të dalin në skenë edhe emrat e parë që lidhen me merkaton. Verdheblutë po analizojnë me kujdes nevojat e ekipit dhe janë të vetëdijshëm që çdo përforcim duhet të jetë i menduar dhe strategjik, jo një vendim momental. Sipas burimeve pranë klubit, prioritet i parë është përforcimi i repartit ofensiv, duke synuar të rritet efikasiteti dhe të konsolidohet vendi i dytë në renditje, pa rrezikuar stabilitetin e krijuar gjatë sezonit. Lëvizjet e merkatos nuk janë të rastësishme, dhe klubi po tenton të sjellë lojtarë që njohin mjedisin dhe që mund të përshtaten shpejt në grup. SULMUESI PRIORITET – Kërkimi për një sulmues është kthyer në fokusin kryesor të merkatos së Elbasanit, dhe kjo nuk...