Ish-legjenda e Liverpulit dhe Anglisë diagnostikohet me kancer/ Familja ndan lajmin tronditës: Kohë e vështirë
Legjenda e futbollit britanik dhe ish-ylli i “the reds-ave” të Liverpoolit, është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të kancerit. Kevin Keegan, 74 vjeç, njëkohësisht ish-trajner i Anglisë dhe lojtar tek Hamburgu në Gjermani, Newcastle, Manchester City dhe Fulham në Angli, është shtruar në spital për të filluar trajtimin, njoftoi familja e tij. “Kevin u shtrua së fundmi në spital për vlerësim të mëtejshëm të simptomave të vazhdueshme të barkut. Këto teste kanë zbuluar një diagnozë të kancerit, për të cilën Kevin do t’i nënshtrohet trajtimit”, thuhet në deklaratë. Më tej aty sqarohet se: “Kevin është mirënjohës ndaj ekipit mjekësor për ndërhyrjen dhe kujdesin e vazhdueshëm. Gjatë kësaj kohe të vështirë, familja dëshiron të kërkojë privatësi dhe nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm”. Kevin...
Burimi:
sot.com.al