Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Isak do të mungojë gjatë, Salah është në Kupën e Afrikës. Liverpool ndërhyn në merkato, dy emrat që po ndjek
23 Dhjetor 2025 18:29 Telesport Duke qenë se Alexander Isak do të mungojë për një kohë të gjatë, pasi suedezi iu nënshtrua një operacioni dje në kyçin e këmbës, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Tottenham, detyron Liverpool të ndërhyjë në merkato. Përveç Isak të dëmtuar, mungon edhe Mohamed Salah i angazhuar me kombëtaren egjiptiane në Kupën e Afrikës. Pikërisht për këtë arsye, Liverpool po ndjek dy pista për të përforcuar sulmin. Sipas “The Sun”, emri i parë në listën e drejtuesve të klubit të kuq është ai i Franculino Dju, sulmuesit nga Guinea, i cili po shkëlqen me danezët e Midtjylland, këtë sezon. 21-vjeçari ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë tre asiste në 30 ndeshje zyrtare, duke zgjuar...