Iraola: Do të përpiqem të jem vetvetja te Liverpool, dua t’u jap tifozëve një ekip me të cilin të ndihen krenarë
Trajneri i ri i Liverpool, Andoni Iraola, ka zhvilluar sot konferencën e parë për shtyp si trajner i “reds”. Ai ka shpjeguar së pari përse ka firmosur një kontratë 2-vjeçare: “Kontratat nuk kanë shumë rëndësi për mua”. “Nënshkrova dy vjet por nëse qëndroj për shumë vite do të thotë se kam bërë një punë shumë të mirë. Duhet të fitosh të drejtën për të vazhduar. Gjithmonë e kam bërë kështu. Kur je lojtar, kontrata është shumë e rëndësishme”, shtoi Iraola. Më tej, ai tha: “Do të përpiqem të jem i njëjti trajner. E kuptoj që do të bëj gabime dhe do të them gjëra që nuk duhet, por do të jem vetvetja. Me lojtarët, të cilët kanë personalitete dhe ego të mëdha, do të përpiqem...
Burimi:
telesport.al