INTERVISTA/ “Tirana do ringrihet, e ka brumin për të shpëtuar”, Bunjaku “zbërthen” bardheblutë: Ju flas për merkaton dhe planet
Tirana po kalon një periudhë të vështirë, teksa synon që të shpëtojë sezonin. Mes shumë hallesh dhe problemesh, bardheblutë kërkojnë që të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që të rikthehen në “shina”. Nga e kaluara tek e ardhmja, nga dëshirat e merkatos te qëllimet, drejtori sportiv i Tiranës, Omer Bunjaku, i ftuar në Sport News në News 24, zbuloi pothuajse gjithçka. Omer si të duket Tirana, kryeqyteti i shqiptarisë, si është të jetosh në Tiranë, je përshtatur? Deri tani gjithçka është në rregull. Tirana është një qytet i bukur, është qytet që më përmbush Nga Shkupi, te Tirana ku është më bukur, ku ndihesh më komod? Shtëpia është shtëpi. Këtu e shikoj si një shtëpi të dytë, pasi kam shumë shokë dhe po kaloj shumë mirë....
Burimi:
gijotina.com