INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

Shqipëria ëndërron që të shkojë në Botëror, për herë të parë në histori. Pas një fushate kualifikuese pozitive, kuqezinjtë janë dy hapa larg Botërorit. Fillimisht sfidojmë Poloninë dhe më pas, ekipi i Sylvinhos gjen në finalen e Play Off njërën mes Ukrainës dhe Suedisë. Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Hamdi Salihi, në një bisedë me Trevisa Tufën në Sport News në News 24, foli për mundësitë që ka kombëtarja për të realizuar ëndrrën. Salihi, më trego pak, a ndihet realisht atmosfera e Botërorit në Amerikë. Është futur fuqishëm Trump në lojë, flitet që çmimet e hoteleve janë rritur ndjeshëm etj, është realisht kështu? Me thënë të drejtën, ka një interesim të madh. Edhe para shortit, shihej interesim i madh nga njerëzit dhe bizneset që nuk kanë lidhje...