INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit

Egnatia mbylli vitin në krye duke fituar titullin simbolik kampion dimri, ndërsa Elbasani, Dinamo dhe Vllaznia përforcuan pozitat e tyre në zonën “Final4”. Një garë e fortë pritet të jetë deri në fund ajo për mbijetesë, ku ekipi më i rrezikuar mbetet Tirana. Shpëtim Duro, trajneri i mirënjohur, bëri analizën e tij, në një intervistë me gazetaren Trevisa Tufa në Sport News në News 24. Profesor, Egnatia mbylli vitin si kampion dimri, a është ekipi ky për t’u mundur? Patjetër, Egnatia është me meritë në vendin e parë për atë që ka shfaqur. Tregon se është ekip me përvojë, një skuadër me mjaft personalitet. Punohet në heshtje në të gjitha strukturat e klubit, është totalisht ai vendi i merituar. Në Shqipëri, shpesh titulli kampion dimri,...